Në Dhomat e Specializuara të Hagës edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.
Për një javë të tërë atje ka dëshmuar dëshmitari i katërt, dhe dëshmia e tij pritet të vazhdojë për pak orë edhe sot.
Kurse, pritet që sot gjatë ditës ta fillojë dëshminë e tij edhe dëshmitari i pestë në këtë proces gjyqësor.
Deri më tash pjesa më e madhe e seancave kanë qenë të mbyllura.