Home LAJME Bilall Sherifi i Nismës tregon si dështoi në orën e fundit koalicioni me PDK-në

Bilall Sherifi i Nismës tregon si dështoi në orën e fundit koalicioni me PDK-në

0
Bilall Sherifi i Nismës tregon si dështoi në orën e fundit koalicioni me PDK-në

Sekretari i Përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se mungesa e vullnetit nga PDK, bëri që të dështoi koalicioni parazgjedhor me Nismën.

Sherifi në një intervistë për GazetaBlic ka thënë se në fillim është biseduar që të arrihet një marrëveshje mes këtyre dy subjekteve politike, por që siç ka thënë ai, çdo gjë ndryshoi pak para se të mbyllej afati i fundit për dorëzimin e koalicionit në KQZ.

“Përkundër që një periudhe të gjatë është biseduar për të arritur një koalicion dhe vullnetit që Nisma dhe PDK të shkojnë në koalicion, për arsye që ata i dinë dhe nuk i kanë dhënë se pse s’u arrit ky koalicion. PDK-ja një ora para se me u skadu afati për dorëzim të koalicioneve, kryetari në detyrë Enver Hoxhaj ka telefonuar Limajn duke thënë se s’ka vullnet që të arrihet koalicioni”, është shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here