Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është anuluar procedura e rekrutimit për konkursin e hapur për aplikim nga data 4.4.2022 për tre (3) pozita doktor stomatolog, në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë.
Sipas këtij njoftimi thuhet se afati për anulim është zgjatur për shkak të konfuzionit që ka shfaqur Zyra Ligjore lidhur me përfundimin e procedurës së rekrutimit, pas dorëheqjes së dhënë nga tre anëtarë të komisionit.
Linkun i njoftimit këtu.