Të rinjtë e AAK-së në Prizren, të martën kanë mbljellur fidane në disa zona të qytetit, në shënim të Ditës së Evropës, për të shprehur falënderim për të gjitha shtetet evropiane që e mbështesin Kosovën.
“Sot, për nder të Ditës së Evropës ne si Forum Rinor i AAK-së dega në Prizren organizuam një aktivitet simbolik me mbjelljen e fidaneve për nder të kësaj dite, si dhe në shenjë falenderimi për të gjitha shtetet evropiane të cilat na qëndruan në krah në ditët tona të vështira ,ne si rini e AAK-së së bashku me kryesinë e degës së Prizrenit nuk do të ndalemi me punë në shërbim të qytetarëve.”, thuhet në një komunikatë të këtij organizmi rinor partiak në Prizren.

