Home LAJME Arrestohen dy persona që po tentonin të bllokonin objektin e Komunës në Zveçan

Arrestohen dy persona që po tentonin të bllokonin objektin e Komunës në Zveçan

0
Arrestohen dy persona që po tentonin të bllokonin objektin e Komunës në Zveçan

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Zveçan, pasi të njëjtit të hënë pas mesnatës po saldonin hekura në objektin e Komunës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se me këtë rast kanë sekuestruar edhe një veturë.

“Rreth orës 1 në mëngjes patrullat policore kanë has në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës së komunës së Zveçanit. Për arsye të prishjes se rendit dhe qetësisë publike dhe me qëllim që të kuptohet se çfarë po bëjnë aty, këta dy persona janë sjellë në stacion dhe janë intervistuar. Të njëjtit janë liruar pas intervistimit”, ka thënë ai për Kohën.

Ditë më parë strukturat paralele ilegale kanë rrethuar hyrjen kryesore në objektin e Komunës në Zubin Potok, duke vendosur rrethoja prej hekuri./ksp

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here