Home LAJME Osmani deklaron të hyra vjetore 40 mijë euro e 300 euro para të gatshme në bankë

Osmani deklaron të hyra vjetore 40 mijë euro e 300 euro para të gatshme në bankë

0
Osmani deklaron të hyra vjetore 40 mijë euro e 300 euro para të gatshme në bankë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në deklarimin e pasurisë për vitin 2022, e të publikuar të premten nga Agjencia Anti-Korrupsion, ka deklaruar më pak se 300 euro të gatshme në bankë, ndërsa të ardhurat vjetore, sipas deklarimit zyrtar të saj, kanë qenë rreth 40 mijë euro.

Nga 40 mijë eurot, të regjistruara si të ardhura vjetore, 33 mijë janë paga neto nga Presidenca dhe mbi 7 mijë e 600 euro mëditje.

Image

Pasuri të paluajtshme ajo ka regjistruar kapital në vlerë prej rreth 970 mijë eurosh, kryesisht nën pronësi të bashkëshortit. këtu përfshihen një shtëpi, një banesë, një garazh dhe tokë.

Image

Osmani ka deklaruar te pasuritë e luajtshme një veturë Mercedes-Benz në vlerë prej 12 mijë eurosh, në pronësi të bashkëshortit.

Te paratë e gatshme ajo ka deklaruar 294 euro. Ndërsa bashkëshorti i saj ka pasur të deklaruara më pak se 50 euro në tri banka.

Image

Te të dhëna të tjera, Osmani ka theksuar që prona në “Marigona Hill” është e papërfunduar, e as ajo dhe as toka në “Lagjen e Gjelbër” s’janë ende në pronësi sepse s’janë paguar. Ka bërë të ditur se është shitur një banesë në “Mati 1” për të paguar këstet për shtëpi. Po ashtu ka thënë se është shitur një shtëpi në Australi për shtëpinë tjetër në po atë vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here