Drejtoria e Inspektorateve në Prizren përmes një postimi në facebook ka njoftuar se gjatë kësaj jave Inspektorati i Tregut ka inspektuar bizneset e mëdha, qendrat tregtare, marketet në të cilat tregtohen artikuj ushqimorë, duhan, cigare elektronike etj.
Janë inspektuar 15 biznese dhe në to janë hasur cigare elektronike me nikotinë dhe pa nikotinë, të cilat,sipas Ligjit për Kontrollin e Duhanit, trajtohen si cigaret e prodhuara duhani. Mirëpo ato nuk lejohen të ekspozohen dhe të reklamohen, duhet të jenë larg syrit të konsumatorit, të mbuluara si tjera.Të tilla kanë gati të gjitha bizneset.
Inspektorët i kanë urdhëruar bizneset që t’i largojnë nga vendet e dukshme, por u lejohet shitja.
Paralel me këtë, në këto lokale dhe qendra tregtare janë inspektuar edhe vendosja e flamujve të origjinës së produkteve afër çmimeve, çmimet e tyre, çmimet e zbritura, harmonizimi i çmimeve, përputhja raft-arkë, peshoret elektronike, kuponat e konsumatorëve, deklaracionet e produkteve në gjuhën zyrtare-shqipe.
Janë inspektuar gjithësej 18 biznese.
Për parregullsitë e konstatuara me procesverbale do të merren masa administrative dhe do të inicohen procedura për kundërvajtje konform ligjeve në fuqi.
Inspektorati i Tregut në vazhdimësi i ka inspektuar këto biznese dhe do të vazhdojë t’i monitorojë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurencës lojale në tregun e Prizrenit, thuhet në njoftim.