Komuna e Prizrenit përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se ka filluar implementimi i fazës së dytë të vaksinimit të deleve dhe dhive kundër sëmundjeve infektive, në kuadër të projektit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Insemenimi artificial i Lopëve dhe Vaksinimi i Deleve dhe Dhive”, ku, këtë vit është paraparë të vaksinohen 20 mijë dele dhe dhi.
Ky shërbim është falas për fermerët e Komunës së Prizrenit dhe do të vazhdoj edhe në vitin 2024, thuhet në njoftim.