Home LAJME Vuçiq: Kurti do që ta hapë urën mbi Ibër për t’i dëbuar serbët nga Kosova

Vuçiq: Kurti do që ta hapë urën mbi Ibër për t’i dëbuar serbët nga Kosova

0
Vuçiq: Kurti do që ta hapë urën mbi Ibër për t’i dëbuar serbët nga Kosova

Presidenti serb theksoi se Serbia nuk është në një situatë të lehtë dhe se sot, siç e quajti Gauleiteri pushtues në veri të Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për hapjen e urës mbi Ibër në mes të Mitrovicës jugore dhe veriore, me vetëm një qëllim – për të dëbuar serbët nga Kosova, raporton Tanjug.

“Që ta dini, sot Gauleiteri okupator në veri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori vendim, vetëm pak ditë pas atyre zgjedhjeve të turpshme të rreme që mbajtën, të hapë urën që ishte mburojë dhe roje e interesave të popullit tonë në veri të Kosovës, sepse përndryshe shqiptarët e jugut do ta pushtonin edhe veriun e Mitrovicës. Kjo është ideja e tyre e kahmotshme dhe për shumë vite populli ynë e kundërshtoi atë”, tha Vuçiq.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Sokobanjës, presidenti serb shtoi se sipas tij, Kurti e arsyeton vendimin duke thënë se nuk do geto në Mitrovicë, por qytete të hapura dhe se kështu do t’i kalojë lehtë përfaqësuesit perëndimorë, edhe pse qëllimi është vetëm t’i dëbojë serbët nga Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here