Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi ka folur rreth marrëveshjes që është arritur mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës për lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime.
Ajo, në konferencën e sotme pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë marrëveshje, duke shtuar se të njëjtën gjë nuk e ka bërë akoma Kuvendi i Bosnjë dhe Hercegovinës.
“Institucionet e Bosnjës akoma nuk e kanë bërë ratifikimin e marrëveshjes. Në Këshillin e fundit të Ministrave atje u largua nga rendi i ditës kjo pikë, që nuk u votua. Kështu akoma nuk ka shkuar për miratim në Kuvendin e Bosnje Hercegovinës”.
“Shpresojmë se nuk do të stagnojmë në këtë proces, shpresojmë që kjo së shpejti të ndodh, dhe të bëhet muajin tjetër”, ka thënë Rexhepi.