Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot (e merkurë), me kërkesë të 40 deputetëve nënshkrues. Do të ketë debat parlamentar për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Seanca është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetje të deputetëve të partive të tjera.
Në seancë pritet të diskutohet për çështjen e arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimet për keqpërdorim detyre. Ai të martën u suspendua nga pozita e kryeshefit ekzekutiv.
Seanca do të nisë në orën 11:00.