Me 4, 5 dhe 6 maj, në Gjonaj të Hasit, do të mbahet edicioni 34 i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2023”. Tani i listuar aset i mbrojtur i trshëgëmisë kulturore shpirtërore të Republikës së Kosovës.
Ky edicion këtë vit do të jetë ndryshe nga edicionet e kaluara, pa anëtarin, instrumentalistin dhe valltarin e palodhur, Besnik Osmanollaj, i cili ndërroi jetë më 11 mars 2023.
Drejtori i festivalit “Hasi Jehon”, dhe kryetari i SHKA “Malësori”, Haziz Hodaj, ka thënë se po e mbajmë festivalin për faktin se ai është agjendë e Institucioneve Shtetërore të Kulturës, po e mbajmë por beso, të këputur e të thyer shpirtërisht. Festivali këtë vit dhe jo vetëm, të dedikohet ty Besnik me homazh e me këngë.
“Po e mbajmë Festivalin Besnik, po e mbajmë se ai tani është agjendë e Institucioneve Shtetërore të Kulturës, po e mbajmë por beso, të këputur e të thyer shpirtërisht. Të mërzitur se do t’i mungosh skenës nga e cila na solle gjithmonë emocion. Malësori këtë vit pa program do të kujdeset për mirëvajtjen e tij. Festivali këtë vit dhe jo vetëm, të dedikohet ty me homazh e me këngë. Në skenën e Festivalit “Hasi Jehon” gjithmonë do të thuren vargje e do të këndohen këngë për ty!
Pusho i qetë në parajsë Djalë ma i miri!” ka shkruar drejtori Hodaj.