Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm.
Bordi të martën ka mbajtur mbledhje dhe ka marrë vendimin për pezullim si dhe vendimin për zëvendësimin e Krasniqit.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. kryeshefit ekzekutiv bordi ka emëruar Përparim Kabashin, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
Krasniqi është arrestuar më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.