Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar sot zyrtaren ndërlidhese të Kosovës, në DASH, Merdiana Lecin, në kuadër të një takimi që ka zhvilluar me anëtarët diplomatikë të transatlantikës 2022-2023.
Blinken sipas një njoftimi të lëshuar, i ka falënderuar ata për angazhimin e tyre në Departamentin e Shtetit Amerikan.
”@SecBlinken u takua me anëtarët diplomatikë të transatlantikës 2022-2023 dhe zyrtarin ndërlidhës të Kosovës, duke i falënderuar ata për kontributin e tyre në @StateDept dhe duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike”, thuhet në një cicërimë në twitter.