SHBA i tregon forcën Dodikut: Mos guxo të shtysh në konflikt Bosnjën

- Reklama -

SHBA kanë reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga Milorad Dodik i cili paralajmëroi shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojnë që ajo të ruajë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik”, theksohet në reagimin në Twitter të ambasadës amerikane në Bosnje Hercegovinë.

Dodik u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve perëndimore që të pranojnë qëndrimin se serbët nga Republika Sërpska “nuk mund të jetojnë në Bosnjë e Hercegovinë”, sepse, siç tha ai, “koncepti i shtetësisë në Bosnje është një projekt anti-serb, që synon të eliminojë popullsinë serbe nga këto zona”.

“Ne jemi këtu nga Republika Sërpska sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse është e drejta jonë dhe historia jonë. Shekulli i kaluar ishte shekulli i vuajtjes serbe dhe ky shekull do të jetë shekull i bashkimit të serbëve”, tha Dodik, raporton Beta.

Në reagimin e saj ambasada amerikane rendit disa fakte për të kundërshtuar Dodik.

“Republika Srpska është një entitet në BiH. Ai nuk ekziston jashtë Bosnje-Hercegovinës dhe nuk ka të drejtë sipas kushtetutës së BiH që një ent ose ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet ose të bashkohet me një shtet tjetër. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen ndërsa ai e shtyn BiH drejt konfliktit. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojnë që ajo të ruajë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik”, thuhet në deklaratë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Reshjet e borës, Shqipëria pezullon mësimin në 77 shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë ka njoftuar...

Shqiptarët në Kosovë e Shqipëri, po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut

Koreja e Jugut është bërë për herë të parë...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Osmani e prekur nga zjarret në Los Angeles

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është solidarizuar me të...

Shkon në 16 numri i viktimave nga zjarret në Los Anxhelos

Të paktën 16 persona kanë vdekur nga zjarret në...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort