- Reklama -

Kosova do të organizojë Kampionat Evropian të xhudos

Kosova do të organizojë një Kampionat Evropian të xhudos në këtë fundvit.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se kjo ka ardhur pas sukseseve të jashtëzakonshme në rezultate dhe se ka ndodhur për herë të parë që të jepet besimi që Federata e Xhudos së Kosovës të organizojë një Kampionat Evropian.

- Reklama -

“Evropiani është format i ri i ngjarjes kontinentale, e që zyrtarisht njihet si “European Championships Open”. Kampionati do të mbahet më 16 dhjetor 2023 në Prishtinë. Evropiani është i hapur dhe do të organizohet vetëm për kategoritë deri në 57 kg dhe 73 kg. Kosova ka të drejtë t’i ketë nga dy xhudistë në kategori, ndërsa shtetet tjera nga një. Sipas shkrimit të publikuar nga EJU, fondi shpërblyes është 300 mijë euro, që paralajmëron se në kryeqytetin tonë do të zbarkojnë yjet e xhudos”, ka njoftuar KOK.

Për ngjarjen e paralajmëruar ka folur kryetari i FXHK-së, Agron Kuka.

“Kampionati Evropian i hapur paralajmëron një epokë të re për ne në disa aspekte: për herë të parë një turne i tillë i klasës së xhudos së përgjithshme do të organizohet në Kosovë. Xhudo ka qenë prej kohësh sport kombëtar këtu, dhe ajo që na ka munguar është një turne ku yjet tanë kryesorë mund të performojnë para tifozëve tanë”, tha mes tjerash Kuka, i cili njëherit është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të EJU-së.

Dhënien e organizimit FXHK-së dhe formatin e ri e ka vlerësuar lartë edhe presidenti i EJU-së, Laszlo Toth.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort