Një numër i madh i bizneseve në Kosovë nuk po arrijnë të regjistrohen në platformën për punësimin e të rinjve “Superpuna”, për shkak të disa detajeve teknike, duke ngritur kështu dyshimet për selektim të biznesve përfituese.
“Superpuna” u dedikohet personave të papunë të moshës 18 deri në 25 vjeç. Në kuadër të saj, Qeveria e Kosovës subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh.
Mirëpo, një detaj teknik po u pamundëson mijëra bizneseve të përfitojnë nga kjo mundësi.
Ndërsa përgjigja nga zyrtarët e ministrisë vijon: “Ekipi teknik është duke punuar që së shpejti të ofrohet zgjidhje për rastet e tilla specifike. Sapo të arrijmë në një zgjidhje, të gjitha bizneset që janë në proces të regjistrimit do të njoftohen.”