Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett ka pritur në një takim Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.Kosnett dhe Daka kanë diskutuar lidhur me organizmin e zgjedhjeve të përgjithshme që janë caktuar të mbahen më 14 shkurt.
“Kisha takim me Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka ku folëm për planin e këtij komisioni për zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar Kosnett. Ia shpreha mbështetjen e SHBA-së për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në rolin e vet vital për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta”.