Partisë Socialdemokrate i është shqiptuar gjobë nga Policia e Kosovës për moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, më 25 mars të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së me anë të një postimi në Facebook.
E njëjta ka thënë se mbajtja e protestës ishte paralajmëruar.
‘Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftu, publiku, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua”.
“Nëse dojnë prej neve me ua ofru skenaret e protesave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenu prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët”, ka shkruar ajo”.
Ndryshe, para dy ditësh partia e Dardan Molliqajt e ka kryer një aksion para Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë.
Molliqaj këtë e ka konsideruar vendim sekeltiv, dhe ka paralajmëruar se vendimin e AIP do ta çojnë në gjykatë.
“Me automatizim kemi të bëjmë më veprim politik”, ka thënë tutje Molliqaj.
Kjo ka ndodh pasi AIP e ka dënuar PSD-në me 20 mijë euro për shkak të shkelje së të dhënave personale.