Ministria e Financave ka njoftuar se janë ekzekutuar pensionet për muajin prill.
Sipas njoftimit, pagesa e pensioneve është bërë një ditë më herët se zakonisht, duke konsideruar që dita tjetër e punës është dita e martë më 18 prill.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit nga skemat pensionale që sot është bërë ekzekutimi i pensioneve për muajin prill”, thuhet në njoftim. /Zëri/