Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim në Itali me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Antonio Tajani, për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivat evropiane të Kosovës, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë.
Bëhet e ditur se takimi është pjesë e strategjisë së re, më të strukturuar dhe afatgjate të politikës së jashtme italiane që qeveria e tyre po zbaton në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me angazhimin afatgjatë të Italisë për arritjen e stabilitetit, sigurisë dhe integrimit të të gjashtë vendeve të rajon brenda Bashkimit Evropian.
Rreth takimit me Osmanin, Tajani e ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në Twitter.
“I konfirmova Presidentes Vjosa Osmani angazhimin e qeverisë sonë për Ballkanin. Ne jemi gjithashtu në vijën e frontit në Kosovë për siguri dhe stabilitet me misionin NATO_KFOR. Duam të forcojmë praninë tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE”, ka shkruar ai.
Ho confermato a Presidente @VjosaOsmaniPRKS impegno del governo nei Balcani. Siamo in prima linea anche in Kosovo per sicurezza e stabilità con missione @NATO_KFOR. Vogliamo rafforzare presenza delle nostre aziende. Il futuro dei #BalcaniOccidentali è la UE. pic.twitter.com/uonVkAmvJR
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) April 14, 2023