Nëse nuk keni besuar se fjalëkalimet mund të thyhen me lehtësi, inteligjenca artificiale është këtu për t’ju provuar të kundërtën.
Eksperimenti u krye nga firma e sigurisë kibernetike Home Security Heroes duke përdorur PassGAN, një mjet të ri për thyerjen e fjalëkalimeve.
Fjalëkalimet me 4 karaktere thyheshin menjëherë. Në tërësi fjalëkalimet mbi 8 karaktere programi arriti të thyen 51% të fjalëkalimeve në 1 minutë, 65% në një orë, 71 përqind në një ditë dhe 81 përqind në një muaj.