Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se të dyja partitë kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik.
“Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë”, thuhet në njoftim.