Home LAJME Qytetarët nga Malisheva e Klina protestojnë para Qeverisë kundër devijimit të autostradës

Qytetarët nga Malisheva e Klina protestojnë para Qeverisë kundër devijimit të autostradës

0
Qytetarët nga Malisheva e Klina protestojnë para Qeverisë kundër devijimit të autostradës

Qytetarët nga Komuna e Malishevës dhe ajo e Klinës kanë protestuar të enjten para Qeverisë, kundër devijimit të autostradës Prishtinë-Pejë.

Kërkesa e këtyre banorëve, kryesisht të fshatrave Stapanicë, Rixhevë e Gllarevë, kanë dalë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për devijimin te segmenti Kijevë-Dollc.

Qytetarët kanë bërë thirrje për kryeministrin Albin Kurti që t’i mbajë premtimet, teksa kërkesa e tyre është që autostrada të vazhdohet në rrugën aktuale.

“Mbaj premtimet kryeministër”, “Rruga aktuale është e shpronësuar”, “Jo devijim të rrugës”, “Bizneset po vdesin”, janë disa nga thirrjet në pankartat që këta qytetarë po mbanin në duar gjatë protestës.

Pesë nga organizatorët e kësaj proteste kanë hyrë në takim në Qeveri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here