Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur mbledhjen e sotme të qeverisë duke i uruar shërim të shpejtë gazetarit Valon Syla, pas sulmit fizik që e pati mbrëmë.
Ai, para kabinetit qeveritar, tha se pret dhe kërkon që autorët e sulmit të Sylës të vihen para drejtësisë.
“Sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm”.
“Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike që e tregojmë me krenari nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshoj më shumë se sa liria fjalës”, ka thënë Kurti.