Sot në vendin tonë do të na shoqëroj mot i vranët dhe me diell, e në disa vende dhe me mundësi për reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat, minimalja duke lëvizur rreth 5 gradë Celcius, kurse maksimalja deri në 10 gradë Celcius.
Gjatë kësaj jave, do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit dhe jugperendimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.