Ditën e djeshme, Kryeministri i Kosovës, ftoj në takim kryetarët e komunave të Kosovës.
Nga 38 kryetarë të komunave që ka Kosova të pranishëm në takimin e ftuar nga Kurti ishin vetëm 11 prej tyre.
Shumica e kryetarëve zgjodhën që të mos marrin pjesë.
Të pranishëm në takim ishin këta kryetar të këtyre komunave: Gjilani, Peja, Podujeva, Kamenica, Dragashi, Juniku, Vushtrria, Drenasi, Kaçaniku dhe Hani i Elezit.
‘’Shumica e kryetarëve s’kanë qenë prezentë. 3 të vetëvendosjes, Dragashi, Juniku, Peja, Vushtrria, Drenasi, Kaçaniku dhe Hani i Elezit’’, tha një burim i IndeksOnline.
Gjithsej 27 komuna nuk morën pjesë në këtë takim të thirrur nga Kryeministri, ku u diskutua në lidhje me pakon emergjente 75 milionëshe nga Bashkimi Evropian për përballje me krizën energjetike.