Home LAJME U kthyen veç sa për të mos humbur mandatin, Konjufca kërkon që deputetëve të Listës Serbe t’u hiqet mëditja

U kthyen veç sa për të mos humbur mandatin, Konjufca kërkon që deputetëve të Listës Serbe t’u hiqet mëditja

0
U kthyen veç sa për të mos humbur mandatin, Konjufca kërkon që deputetëve të Listës Serbe t’u hiqet mëditja

Deputetët e Listës Serbe janë parë sot në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës.

Të njëjtit kanë munguar për pesë muaj radhazi në Parlamentin e Kosovës, anipse ishin betuar në nëntor pas dorëheqjes së deputetëve të kaluar.

Por pas regjistrimit në seancë, deputetët e Listës Serbe qëndruan shumë pak në sallë.

Madje ata zgjodhën të vinë sot në Kuvend, vetëm sa për të mos e humbur mandatin.

Në rast se ata nuk do të lajmëroheshin edhe këtë muaj, ekziston mundësia që të humbnin mandatin.

E pas kësaj ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ka kërkuar nga administrata që deputetët e Listës Serbe të privohen nga mëditjet e sotme.

“Dëshiroj të them që ajo që bëri Lista Serbe sot me ardhjen pas 5 muajsh në Kuvendin e Ksoovës vetëm për t’u nënshkruar është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu në Kuvend. Ata qëndruan për më pak se 10 minuta dhe dolën menjëherë, më e pakta që kërkoj sot është që të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here