Home LAJME Kuvendi nesër diskuton për punën dy vjeçare të Qeverisë

Kuvendi nesër diskuton për punën dy vjeçare të Qeverisë

0
Kuvendi nesër diskuton për punën dy vjeçare të Qeverisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen përsëri gjatë ditës së nesërme.

Në seancën e nesërme pritet të diskutohet për punën dy vjeçare lidhur me punën e Qeverisës së Kosovës.

Kjo pritet të jetë pika e katërt e rendit të ditës.

Pos për punën e Qeverisë në rend të ditës janë planifikuar edhe disa pika tjera.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,
Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2023.
Seanca pritet të nis nga ora 10:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here