Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me procesin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ajo ka thënë se nësë ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova do të ishte gjallë do të dërgonte letë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
“Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!”, ka thënë Tërmkolli.
Më tutje ajo ka akuzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që nuk kanë folur asnjë një fjalë të vetme për procesin në Hagë.
“Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!”, ka thënë Tërmkolli.
Turpi ka emër e mbiemër, dhe jo vetëm turpi, ka shtuar më tutje Tërmkolli.
Theksojmë se edhe gjatë ditës së djeshme, Hashim Thaçi në fjalën e tij para trupit gjykues u shpreh se për pafajsinë e tij do të dëshmonte edhe vetë Rugova.