Home LAJME Kryetari Totaj, organizoi pritje për vashat e KBF “ Junior 06” fituese të Kupës së Kosovës

Kryetari Totaj, organizoi pritje për vashat e KBF “ Junior 06” fituese të Kupës së Kosovës

0
Kryetari Totaj, organizoi pritje për vashat e KBF “ Junior 06” fituese të Kupës së Kosovës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën ka organizuar pritje për vashat e KBF “ Junior 06”, të cilat janë fituese të Kupës së Kosovës në basketboll, ka njoftuar kryetari Totaj në llogarinë e tij në facebook.

Kisha kënaqësinë t’i pres sot kampionet prizrenase të Kupës së Kosovës, vajzat e KBF “Junior 06” dhe trajnerin e suksesshëm Ramush Rushiti për t’i përgëzuar për suksesin e arritur që na bënë krenarë të gjithëve.

Klubi më nderoi me medalje dhe me këtë rast, inkurajova pjesëtarët e “Junior 06” për vazhdimin e rrugëtimit sportiv dhe i sigurova që jemi të përkushtuar për ofrimin e kushteve dinjitoze për përgatitjet e sportistëve tanë.

Zhvillimi i sportit në Komunën e Prizreni është një prej prioriteteve tona dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim të gjithë sportistët që si rezultat i punës së madhe sjellin trofe në qytetin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here