- Reklama -

Selimi: Kur ra Adem Jashari mbetëm ushtarë pa komandant

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i akuzuar për krime lufte, nga Specialja, ka thënë se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia, raporton Ekonomia Online.

Në një fjalim para Speciales të martën, ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri e organizuar mirë.

- Reklama -

Sipas tij, pas rënies së ish-komandantit Adem Jashari, ushtarët e UÇK-së, kishin mbetur pa komandant.

“Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi të gjithë. Unë besoj që në fund do të vërtetohet pafajësia ime. Të gjithë së bashku që jemi këtu, pavarësisht dallimeve politike që mund t’i kemi pasur, do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së, se jemi të pafajshëm”, ka thënë ai.

“Donim të organizonim ushtri, por nuk ia dolëm, s’ia arritëm. S’kishim njerëz e armë. Edhe uniformat i sajonim, i ngjyrosnim”, ka thënë Selimi, duke shtuar se Kosova s’ka dashur luftë, por ka qenë e detyruar.

“Unë sic thashë më larte, isha në moshën e adoleshencës, kur kryeja shkollën e mesme në shkollën ‘Luigj Gurakuqi’ në Klinë. I shihja moshatarët e mi duke nxjerrë shkumë nga goja nga helmimet që bënte Serbia. Prandaj në fillim të viteve 90 shumë bashkmoshatarë të mi u detyruan të largohen nga Kosova që e donin aq shumë. Unë kisha dy opsionë të rrija të helmohesha, të burgosesha, të vritesha apo të lëshoja Kosovën të ikja në Gjërmani”, u shpreh Selimi.

Selimi ka përmendur edhe veprimtarinë që ka pasur me dajën e tij, Mujë Krasniqi, me të cilin u larguan nga shtëpia për shkak të përndjekjes nga shteti serb.

“Mes këtyre dy opsioneve unë zgjodha një opsion të tretë. Në vend që t’i bashkohem familjes sime në mërgim, unë iu bashkova nja familjeje edhe më të madhe, familjes Jashari në Prekaz. Të ishe pjesë e UÇK-së do të thoshte të ishte armik i Serbisë. Unë tashmë isha kërkuar nga Serbia, ata më ndiqnin që të më arrestonin apo edhe të më vrisnin. U detyrova që bashkë më dajën tim Mujë Krasniqi në vitin 1996 të largohesha nga shtëpia”, u shpreh Selimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort