Gjendja e rrjetit elektrik dhe kabllove përçuese të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit të Prizrenit paraqet rrezikshmëri për qytetarët, nga të cilët ka kohë që kërkohet të ketë investimet e duhura.
Së fundmi, pikërisht për këtë problem një kërkesë drejtuar KEDS-it e kanë dorëzuar dhe Kuvendarët e Kuvendit të Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook dhe kuvendari nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bajram Kastrati, i cili përveç të tjerash tha se nga KEDS nuk kanë pranuar as edhe një përgjigje.
Po ashtu, ai ka theksuar edhe njëherë që derisa kërkesa e tyre të plotësohet ata nuk do të ndalën derisa institucioni në fjalë të ju përgjigjet kërkesave jetësore për qytetarët.
Postimi i plotë: