Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.
Vendimi për lirim nga detyra është marrë të të premten pasi e njëjta ka dorëzuar dorëheqjen.
Lajmin e ka konfirmuar vetë tashmë ish-zëvendësministrja Çavdarbasha.
“Të nderuar miq e mikesha,
Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres.
Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti.
Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.
Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve.
Me respekt,
Linda Çavdarbasha”, ka shkruar ajo.
Në dokument, thuhet se vendimi për lirim nga detyra të Çavdarbashës është marrë më 31 mars.
Sipas pikës dy të këtij vendimi, Çavdarbasha obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë sipas ligjit në fuqi.
Linda Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I.