Gani Geci ka deklaruar në emisionin “Politiko” të Kanal 10, se tashmë ka denoncuar një rast në Policinë e Kosovës për dyshimin se po planifikohet vrasja e tij.
Ai ka thënë se motivet mund të jenë të luftës apo pas luftës por edhe për shkakun e Gjykatës Speciale.
“Një person nga Peja më ka treguar rreth rastit, e kam pyetur nëse është i gatshëm të dëshmojë në polici dhe ai ka ardhur ku është marrë në pyetje nga hetuesia”, ka thënë Geci, transmeton Portali.info.
Ai ka thënë se nuk ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës dhe ka thënë që nuk është person që i frikësohet vdekjes.