Home LAJME Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, policia i largon

Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, policia i largon

0
Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, policia i largon

Policia ka larguar disa pengesa të vendosura në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak.

“Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunj) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet./klankosova.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here