Home LAJME Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Celinës

Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Celinës

0
Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Celinës

Në Celinë të Rahovecit, sot do të mbahet tubim përkujtimor me rastin e 24 vjetorit të masakrës dhe rënies së dëshmorëve në këtë lokalitet, ku mëngjesin e 25 marsit u vranë 82 banorë nga fëmija 1 – vjeç deri tek plaku 106 – vjeç.

Me këtë rast, do të organizohet akademi përkujtimore e cila do të mbahet sot, 25.03.2023, duke filluar nga 13:00.

Po sot do të përkujtohen edhe 54 martirët e Brestovcit, si dhe ato të Fortesës.

Kujtojmë se më datat 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, u kryen masakrat ndaj civilëve shqiptarë nga forcat e rregullta dhe ato paramilitare serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here