Home LAJME Në “Ditën Botërore të Sindromës Down”, drejtoresha e arsimit në Prizren takon dy nxënës me sindrom Down

Në “Ditën Botërore të Sindromës Down”, drejtoresha e arsimit në Prizren takon dy nxënës me sindrom Down

0
Në “Ditën Botërore të Sindromës Down”, drejtoresha e arsimit në Prizren takon dy nxënës me sindrom Down

Sot në “Ditën Botërore të Sindromës Down” drejtoresha e arsimit, Luljeta Veselaj-Guta, ka pritur në takim dy nxënës nga shkolla fillore “Lekë Dukagjini”, Erandin dhe Merisin.

Kurse, përmes një postimi në facebook drejtoresha ka theksuar se sot dhe në çdo ditë tjetër duhet të punojmë me përkushtimin më të madh për të pasqyruar mesazhin e qartë për shoqërinë dhe shtetin se po ofrohet qasje dhe mbështetje e barabartë për personat me Sindromin Down.

“Kemi obligim shoqëror e shtetëror dhe duhet të bëjmë shumë më shumë për rritjen e ndërgjegjësimit për këtë kategori të shoqërisë, për fëmijët me sindromën Down, që të gëzojnë të drejta të barabarta që të integrohen në shoqëri për një jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar tutje në postimin e saj Veselaj-Gutaj.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, zyrë dhe ambiente të brendshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here