Home LAJME Sekuestrohet një pushkë në Suharekë

Sekuestrohet një pushkë në Suharekë

0
Sekuestrohet një pushkë në Suharekë

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se të hënën me datë 21.3.2023, në Suharekë është sekuestruar një pushkë.

Pas një informate të marr se në një stallë bagëtish në fshatin Sllapuzhan të Suharekës janë parë disa persona të dyshuar, patrullat e policisë së Stacionit Policor të Suharekës ka intervenuar dhe aty ka takuar tre të rinjë, njëri nga të dyshuarit (i mitur 17 vjeçar) i cili posedonte një pushkë, stalla e cila ishte pronë e babait të tij.

Sipas policisë, në vend ngjarje është sekuestruar një pushkë përsëritëse, kalibër 7.9 mm, një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 7.9 mm.
Kundër të dyshuarit është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”
Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda rasti hetohet në procedurë te rregullt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here