Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit gjatë javës së kaluar kishte zhvilluar disa aksione për lirimin e hapësirave publike.
Kjo u bë e ditur sot përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e tyre në facebook.
Njoftimi i plotë:
Javën e kaluar Sektori Komunal ka zhvilluar një aksion për lirimin e hapësirave publike si : largimin e pengesave të ndryshme, reklamave etj, të vendosura në rrugë , trotuare dhe hapësira të tjera publike.
Aksioni është zhvilluar në rrugët: Remzi Ademaj, Adem Jashari, Ardian Zurnaxhiu, Tahir Meha, Njiazi Alishani, Saraqëve, Ismet Jashari -Kumanova, Pal Paluca etj.