Home LAJME 52 mjekë u larguan nga Kosova vetëm për dy muaj

52 mjekë u larguan nga Kosova vetëm për dy muaj

0
52 mjekë u larguan nga Kosova vetëm për dy muaj

Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.

“52 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit”.

Kështu ka bërë të ditur kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve, sipas Sejdiut është çështja e pagave. Ai ka thënë se ka shumë arsyeje që çojnë profesionistët deri në largimin e vendit.

“Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës për jashtë vendit. Vitin e kaluar përmes një sondazhi kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kushtet e punës“, u shpreh Sejdiu për FrontOnline.

E fenomeni i largimit të profesionistëve shëndetësorë nga sistemi shëndetësor publik i Kosovës është paraqitur tash e disa vite, ku mjekët dhe infermierët destinacionin kryesor për të ushtruar profesionin e tyre e kishin Gjermaninë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here