Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë.Ibishi deklaron se edhe Kosova është potencialisht e rrezikuar nga sulme të tilla.Ai thotë se duhet të punohet më shumë në integrimin e të kthyerve nga Siria dhe në procesin e këmbimit të informacioneve.
“Ne jemi potencialisht të rrezikuar prej një sulmi terrorist, pasi sulme të tilla po ndodhin në vende me një sistem sigurie shumë të lartë, atëherë Kosova mund të jetë vend potencialisht i rrezikuar për shkak se shumë ushtarë të kthyer, kanë marrë pjesë në luftërat e fundit në Irak dhe Siri. Sa i përket këtyre persona nuk është punuar sa duhet në integrimin e tyre në shoqëri”, ka thënë Ibishi.
“Realisht kjo mund të ndodhë dhe në këtë drejtim edhe Agjensia Kosovare e Inteligjencës dhe Ministria e Punëve të Brendshme edhe Qeveria duhet të marrin masa, duhet t’i paraprijnë kësaj gjendjeje, të këmbejnë informacione edhe të jenë shumë vigjilentë në këtë kohë kur ka fillu një valë e re e sulmeve si në Francë ashtu edhe në Vjenë.
Duhet të merret masat paraprake, pasi vendet më të rrezikuara janë ato ku ka përqëndrim më të lartë të njerëzve. Mendoj se duhet menjëherë duhet të merren masat edhe me prezencën ndërkombëtare të sigurisë edhe me shkëmbimin e informacionit”, tha Ibishi për Gazeta Blic.Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti i Austrisë, Vjena, u godit nga një sulm terrorist.
Nga ky sulm mbetën të vdekur pesë persona dhe u plagosën 15 të tjerë.Ndërkohë pak ditë më parë edhe në Nicë të Francës pati një sulm të tillë.Pas një sulmi të tillë edhe në aeroportin “Adem Jashari” janë rritur ndjeshëm masat e sigurisë./Gazeta Blic/