Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka marrë vendim që votuesit jashtë Kosovës të regjistrohen për votim përmes emailit.
Verifikimi i procesit të aplikimit do bëhet përmes kontaktimit me telefon. Në pikën katër, KQZ-ja njofton se në rast se aplikuesi nuk përgjigjet në thirrje, aplikimi i tij do refuzohet.
Kundër këtij vendimi kanë dalur shumë analistë dhe njohës të çështjeve juridike.
Gjithashtu edhe një pjesë e diasporës ka dalur kundër këtij vendimi.
Një mërgimtar në grupin #meKryeministrin në facebook, i revoltuar nga vendimi i KQZ-së ka thënë se ” me vjen keq se un sta qeli telefonin hiq, se i hypi vetures edhe vi ta vulosi voten me doren time”.
Postimi i plotë i tij:
Jo zonj, me vjen keq se un sta qeli telefonin hiq, se i hypi vetures edhe vi ta vulosi voten me doren time.
Prandaj ju kisha lut te gjithve si pas mundsive te shkoni ne kosovë dhe ta vulosni voten vet..