Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Prizrenit ka deklaruar se anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë tërhequr votat për shpalljen “Qytetar Nderi” të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“ Veliaj e ka sakatuar kohën e fundit një rrugë me emërtimin Rugovës . Po ashtu një shtatore me vite qëndron në depo, prandaj e tërheqim votën për shpalljen e tij “Qytetar Nderi” i Prizrenit”, tha Hodaj
Ai, paralajmëroi se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së Veliajt “Qytetar Nderi”.