Më shumë se 1200 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë herët të hënën, duke plagosur mijëra të tjerë në të dy vendet.
Të paktën 912 njerëz kanë vdekur në Turqi, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një fjalim televiziv të hënën.
Në Siri, të paktën 386 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi më herët TV shtetëror sirian. Grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 147 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.