Home LAJME Qeveria e Kosovës e gatshme për mbështetje të Turqisë pas tërmetit

Qeveria e Kosovës e gatshme për mbështetje të Turqisë pas tërmetit

0
Qeveria e Kosovës e gatshme për mbështetje të Turqisë pas tërmetit

Qeveria e Kosovës deklaroi se qëndron në gatishmëri të plotë për mbështetje dhe solidaritet me Turqinë pas tërmetit tragjik që la qindra viktima.

Nëpërmjet një komunikate, Qeveria tha të hënën se Ambasada e Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informata nga autoritetet turke nëse në qytetet e goditura ka shtetas të Kosovës, për t’iu ofruar ndihmën e nevojshme.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi. Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here