Home EKONOMI Moti i ftohtë, ministria e Ekonomisë tregon si të kursehet energjia elektrike

Moti i ftohtë, ministria e Ekonomisë tregon si të kursehet energjia elektrike

0
Moti i ftohtë, ministria e Ekonomisë tregon si të kursehet energjia elektrike

Ministria e Ekonomisë i ka njoftuar qytetarët se si ta kursejnë energjinë elektrikë gjatë motit të ftohtë.

Kjo ministri ka rekomanduar që pajisjet e teknikës së bardhë të përdoren pas orës 24:00 kur energjia elektrike ka ngarkesë më të vogël, njofton Klan Kosova.

Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.

Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytëzimin e energjisë elektrike.

  • Shkyçni dritat e panevojshme
  • Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00
  • Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
  • Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
  • Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

/klankosova.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here