- Reklama -

Ushtria amerikane rrëzon balonën “spiune” kineze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar një balonë “spiune” që fluturonte mbi SHBA-në, e cila dyshohet se ka mbërritur nga Kina.

Tre aeroporte dhe hapësira ajrore u mbyllën në brigjet e Karolinës së Jugut pasi avionët ushtarakë amerikanë shënjestruan një objekt [balonën] mbi Oqeanin Atlantik.

- Reklama -

Siç raporton agjencia e lajmeve AP, pamjet tregojnë se balona bie në det pas një shpërthimi të vogël.

Dëshmitarët okularë thonë se panë disa avionë ushtarakë që fluturonin rreth balonës për rreth 20 deri në 30 minuta përpara se një raketë nga avioni ta shkatërronte atë.

Pas zbulimit të balonës, u bë presion i madh ndaj presidentit amerikan Joe Biden me kërkesën për ta rrëzuar atë.

Presidenti amerikan ka dhënë të shtunën miratimin për likuidimin e një balone të dyshuar spiune.

Fluturimi i balonës mbi SHBA-në vjen mes tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit. Si rezultat, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, anuloi udhëtimin e planifikuar në kryeqytetin kinez.

Ndërsa zyrtarët amerikanë e quajnë akt shumë të papërgjegjshëm dërgimin e balonës, e cila dyshohet të jetë përdorur për spiunim, Kina pretendon se bëhet fjalë për një balonë meteorologjike që ka devijuar dhe ka bërë thirrje për qetësimin e situatës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort