“Hidroregjini Jugor” sh.a Njësia e Dragashit përmes një komunikate njofton se për shkak të defektit në gypin furnizues PVC Φ 125 të fshatit Pllavë që ka ndodhur gjatë natës, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në fshatin Pllavë.
Ekipa e Operativës është në teren dhe janë duke punuar në sanimin e defektit.
Sapo të sanohet defekti, do të rikthehet furnizimi i rregullt i banorëve të fshatit Pllavë me ujë, thuhet në njoftim.