Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me bashkëfinancim me “Vivienne Academy L.L.C” për financimin e bursave për avancimin profesional të 24 grave/vajzave që kanë pësuar dhunë në familje.
“Sot, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me bashkëfinancim me “Vivienne Academy L.L.C” për financimin e bursave për avancimin profesional të 24 grave/vajzave që kanë pësuar dhunë në familje, ku së shpejti do t’i zhvillojmë procedurat e përzgjedhjes së tyre. Programi ynë qeverisës është gjithpërfshirës dhe Komuna e Prizrenit do të jetë afër secilit qytetar për mbështetje të të gjitha natyrave”, ka shkruar kryetari Totaj.